Arsenali vendos për të ardhmen e Emery

11 Nëntor 2019
18:19
back button

Trajneri i Arsenalit Unai Emery vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të lubit, megjithëse londinezët janë mposhtur 2-0 nga Leicester fundjavën që sapo lamë pas.

Sipas The Times, spanjolli 48-vjeçar nuk e ka humbur besimin e klubit, që do të presë deri në verë përpara se të marrë një vendim për trajnerin.

Arsenali aktualisht po kalon një periudhë të keqe në kampionat, teksa ndodhet në vend të gjashtë pas 12 ndeshjeve të para.

Më shqetësuese se rezultatet ka qenë atmosfera përreth klubit. Tifozët janë të pakënaqur me Emery dhe ankohen për mungesën e identitetit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit