Arrestohet 18-vjeçari, garonte me motor të vjedhur para 20 vitesh

12 Nëntor 2019
13:38
Telesport
back button

Një kontroll rutinë i policisë rrugore në zonën e Foggia, në Itali, ka zbardhur një mister që zgjaste prej 20 vitesh. Policia që patrullonte rrugën ka tentuar të ndalojë një të ri, i cili lëvizte me motor garash amatore (Gilera NRG). I riu ka bërë rezistencë dhe ka vijuar rrugën, duke nisur kështu një gjurmim nga ana e policisë në rrugët e zonës.

Pasi ka arritur ta ndalë të riun, policia ka mësuar se ai, një 18-vjeçar rumun, qarkullonte me patentë fallso. Më pas, gjatë verifikimit të dokumentacionit të mjetit, u mësua se motori ishte i vjedhur. Kjo vjedhje kishte ndodhur 20 vite më parë në Romë, rreth 400km larg zonës ku u bë ndalimi i të riut (asokohe ai nuk kishte lindur ende).

I habitur ka mbetur edhe pronari i motorit, që pa në derën e tij mjetin lëvizës pas 20 vitesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit