Ancelotti refuzon mediat, skuadra braktis “izolimin”; ç’po ndodh te Napoli?!

6 Nëntor 2019
9:13
Alfred Lleshi
back button

Kualifikimi për raundet me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve u shty për Napolin, i cili kishte nevojë për një fitore kundër Salzburgut, që ta mbyllte me sukses këtë kapitull. Barazimi 1-1 e lë misionin ende të papërfunduar për nënkampionët italianë. Carlo Ancelotti, në fund të ndeshjes, çuditërisht nuk u paraqit si zakonisht në konferencë për shtyp, para mikrofonëve të gazetarëve, por u largua nga stadiumi “San Paolo” pa dhënë asnjë deklaratë.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, fillimisht Ancelotti duhej të kishte mbajtur konferencën klasike të shtypit, pas lojës, e cila është e detyrueshme sipas standardeve të UEFA-s, së bashku me Llorente. Por, befas diçka duhet të ketë ndryshuar, pasi Ancelotti dhe Llorente nuk dolën para gazetarëve. Ky veprim u bë pa dhënë shpjegime për UEFA-n apo median.

Vetëm dje, Ancelotti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për zgjedhjen e klubit, që ta fusë skuadrën në karantinë deri të dielën e ardhshme. “Izolim” në kampin stërvitor, që sipas “Sky Sport” ka marrë fund pas ndeshjes së mbrëmshme. Lojtarët, në fakt, janë kthyer në shtëpi me mjetet e tyre, pa e marrë rrugën për në “Castelvolturno” me trajnerin Ancelotti. Misteri sa vjen e bëhet më i madh…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit