Akuza e Eto’o: Salah dhe Mane nuk respektohen, të gjithë preferojnë të shohin atë

8 Nëntor 2019
14:32
Denis Hakanaj
back button

Topi i Artë është një tabu për futbollistët afrikanë, e thyer vetëm nga George Weah. Samuel Eto’o ka folur ka folur në lidhje me këtë në një intervistë të dhënë për AFP.

“Në Afrikë dominojnë mediat perëndimore dhe kjo ndikon shumë. Njerëzit preferojnë të shikojnë një gol të Messi-t”, ka thënë ish-sulmuesi i Barçës, Inter-it dhe Chelsea-t.

“Unë kam fituar shumë trofe dhe kam realizuar aq shumë ëndrra, sa për mua është sikur ta kisha fituar Topin e Artë, por mendoj për ata që kanë ardhur pas brezit tim dhe për mundësinë që ka Afrika për të parë Salah ose Mane në podium dhe ndoshta fitues”.

“Nuk do të ishte një skandal. Lojtarët afrikanë nuk respektohen dhe nuk vlerësohen aq sa duhet, preferojnë të gjithë të shohin një gol të Messi-t”.

Sipas Eto’o, kjo ndodh edhe për shkak të limiteve të kontinentit: “Nuk e kuptoj pse ka një urrejtje kaq të madhe mes ne afrikanëve. Nëse nuk vlerësojmë njëri-tjetrin, të tjerët nuk do ta bëjnë për ne. Është për të ardhur keq”.

“Nëse të gjithë afrikanët do të kishin votuar për afrikanët e tjerë, do të kishim marrë disa çmime për lojtarin më të mirë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit