Ahmataj: “Skuadra nuk funksionoi, ndien presionin e rezultatit!”

8 Nëntor 2019
20:20
back button

Ndonëse tenton të mbrojë punën e tij dhe skuadrën, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj nuk ka shmangur kritikat ndaj futbollistëve, pas barazimit 0-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë që bardheblutë luanin në shtëpi nën drejtimin e teknikut të ri.

“Në momente të caktuara skuadra nuk funksionoi. Skuadra e ndjen presionin e rezultatit, kërkon të shkojë te rezultati me çdo kusht. Kjo ishte ndeshja jonë e parë brenda, edhe pse ishte pa tifozë. Çdo punë që bëhet gjatë javës hidhet poshtë. Këtë përgjegjësi e kam unë, duhet të çoj futbollistët aty ku duhet”.

“Ne kemi të njëjtat pretendime, sepse edhe në fazën e parë u mboldhën 15 pikë, ndërsa në këto 3 ndeshje u morën 5 pikë. Ka gjëra pozitive, nuk kemi marrë gola, vetëm 1 në 3 ndeshje. Gjithsesi kemi gjëra për të rregulluar”.

“Kisha një dilemë mbi Celhagën dhe Gecin. Ngarkesa e madhe mund t’i ketë dëmtuar, sidomos me faktin që luajtëm në shtëpi. Ishte faji im, duhet të kisha aktivizuar futbollistë me eksperiencë, të shpejtë dhe me eksperiencë, veçanërisht me qendërmbrojtës”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit