100 milionë euro për dy lojtarë, Manchester City gati për merkaton e janarit

13 Nëntor 2019
9:13
Telesport
back button

Sipas portalit “fichajes.net”, skuadra e Manchester City ka gati një plan për të dalë nga kriza. Skuadra kampione e Anglisë po pëson shumë gola dhe do të jetë pikërisht mbrojtja e mesfusha ato që do të kenë përforcime. Madje që në janar do të realizohen dy blerje big”. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Isco dhe mbrojtësin holandez. Nathan Ake.

Isco luan me Real Madrid, por këtë sezon aktivizohet shumë pak nga trajneri Zidane. Kostoja e lojtarit shkon rreth 50 milionë euro. Kjo shumë do të shpenzohet edhe për një mbrojtës që pëlqehet shumë nga trajneri Guardiuola, Ake, që luan në Premier me Bournemouth. Ky i fundit është 24 vjeç, 1.80 metra i gjatë dhe realizon 2-3 gola çdo sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit